MENU
klinika

Kur do të zhvillohen

Pandemia shtyn datën e karnavaleve më të famshme në botë

23.01.2022 - 14:29

Karnavalet më famshëm në Rio de Janeiro në Brazil, që duhej të mbaheshin në fund të shkurtit, u shtynë për gjysmën e dytë të prillit, për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike në Brazil.

Kryetari i bashkisë së Rios, Eduardo Paes dhe kolegu i tij nga Sao Paulo, Ricardo Nunez, mbajtën një takim në të cilin diskutuan situatën aktuale epidemiologjike para karnavaleve tradicional.

Në një deklaratë pas takimit, Paes deklaroi se fillimi i kortezheve të karnavaleve është shtyrë për 21 prill.

Mediat lokale raportojnë se një vendim i tillë është marrë për shkak të rritjes së numrit të rasteve me COVID-19 në Brazil. Karnavalet e Rios mbahet që nga viti 1929.