MENU
klinika

Ministri Lavrov: Rusia nuk dëshiron luftë

Paralajmërimi i Biden për pushtim e Ukrainës në shkurt

28.01.2022 - 12:06

Ministri i Jashtëm rus Lavrov ka deklaruar se Rusia nuk dëshiron luftë.

Ky reagim i tij vjen pas paralajmërimit të presidentit të SHBA, Joe Biden se Moska mund të pushtojë Ukrainë muajin e ardhshëm.

Sergej Lavrov, në një komunikim për mediat ruse tha se Kremlini nuk po kërkon konflikt me Kievin, por ritheksoi se Moska nuk do të lejojë që interesat e saj të sigurisë të injorohen.

Ndërkohë të enjten, SHBA dhe NATO iu përgjigjen me shkrim kërkesave të sigurisë të Rusisë që u ngritën në dhjetor pasi Moska ndërtoi trupa pranë kufirit me Ukrainën.

 

 

Kryesisht, Rusia dëshiron që NATO të angazhohet për të bllokuar përgjithmonë Ukrainën që të bëhet anëtare e aleancës.