MENU
klinika

SIGAL UNIQA

Pensionet thellojnë “borxhin”/ Eksperti: Të vendoset skema e detyrueshme e pensioneve private

20.01.2022 - 18:58

Në Shqipëri, çdo vit e më shumë skema e pensioneve është duke thelluar “borxhin”. Kjo është evidente edhe në kushtet kur qeveria është në pamundësi për t’i rritur ato për vite me radhë, përveç indeksimit.

Skema funksionon në mënyrë të tillë, ku paratë e paguara nga punonjësit sot kontribuojnë në pensionin e nesërm. Mosha e jetëgjatësisë në vend është rritur, emigracioni është thelluar dhe për herë të parë vdekjet janë më të larta se lindjet. Të gjithë këto faktorë kanë sjellë rreth 35 mijë kontribues më pak në 2020-ën.

Në një intervistë për Top News Këshilltari i Përgjithshëm pranë Fondit të Pensioneve Private SIGAL, eksperti Naim Hasa komentoi situatën e pensioneve në vend dhe çfarë duhet bërë për përmirësimin e skemës në mënyrë që qytetarët të kenë mundësi të marrin jo vetëm pensionin shtetëror në moshën e tretë.

Naim Hasa: Ajo që të ofron sistemi i sigurimeve shoqërore nga viti në vit kanë ardhur duke u përkeqësuar si rrjedhojë i një fenomeni mbarëkombëtar, mbarëbotëror mund ta quajmë që është rënia e ritmit të lindjes, rritja e jetëgjatësisë por edhe për Shqipërinë një fenomen shumë i zhvilluar kohët e fundit, emigracioni. Veçanërisht emigracioni i moshave të reja.

Këto situata kanë shtruar nevojën e reformimit të sistemit të sigurimeve shoqërore. Një nga sistemet që po vendoset sot në Europë e më gjerë është sistemi i alternuar i pensioneve, me dy komponentë të rëndësishëm: një sistem bazë, publik, i konsoliduar dhe një sistem privat, i zhvilluar, i detyrueshëm për brezin e ri dhe vullnetar për ato kategori e për të gjithë personat që dëshirojnë të kenë një jetë të qetë financiare në moshën e tretë.

 INSTAT raportoi pak ditë më parë se deficiti i skemës për pensionet e fshatit u rrit me 12.5% në 2020-ën.

Sipas Hasës, skema e pensioneve në fshat nuk mund të quhet gjë tjetër veçse një skemë e ndihmës ekonomike.

Naim Hasa: Duke i hedhur një sy skemës së sigurimeve shoqërore në fshat me të drejtë një ekspert mund të thotë se vetëm skemë sigurimesh nuk është. Ajo përafron më shumë me një skemë të ndihmës ekonomike. Mjafton të thuash që sot 80% e shpenzimeve që bëhen në fushën e pensioneve në fshat financohen nga kontributet që derdh pjesa tjetër.

Pas reformës që iu bë në vitin 2014, sipas Naim Hasa, Shqipëria ka sërish nevojë sërish për ndërhyrje në skemën e pensioneve.

Naim Hasa: Një reformë e plotë që mund ti thuash kërkon një ndryshim të sistemit. Dhe ajo do të ishte vendosja e sistemit të detyrueshëm privat të pensioneve. Kjo do të bënte që brezat e rinj dhe brezat e ardhshëm të kishin një jetë më të qetë financiare.

Për këtë, z.Hasa mori si shembullin nismën që ka ndërmarrë 10 vite më parë shteti ynë fqinj Maqedonia e Veriut.

Naim Hasa: Ndarja e këtij kontributi shoqëror kërkon që ky kontribut të ndahet në dy pjesë: kontribut shoqëror që shkon për të financuar skemën e sigurimeve shoqërore shtetërore dhe një kontribut individual, vetëkapitalizues i cili shkon për të paguar kontributet dhe fitimet që ti ke realizuar nga sistemi privat i pensioneve.

Për shembull, Maqedonia, para 10 vjetësh, bëri këtë reformë. Pra, futi në sistemin e përgjithshëm të pensioneve edhe pensionet private, vetëkapitalizuese.

Kontributin e sigurimeve shoqërore Maqedonia e ka 21%, Shqipëria e ka 21.6%. Ndau nga skema e sigurimeve shoqërore 7% që e kaloi në skemën e pensioneve private dhe 14% i la në skemën shtetërore. Pra çdo njeri derdh dy kontribute, një në skemën shtetërore dhe një në skemën individuale, private. Dhe kur dalin në pension do të marrin dy pensione.

Fillo të mendosh për pensionin tënd shumë kohë para se të pushosh së punuari. Ndërto të ardhmen bashkë me Fondin SIGAL…

Adresa: Rruga “Donika Kastrioti”, pas Kullave Binjake, Tiranë

Web: www.fondisigal.com.al

Cel:    067 40 26 007