MENU
klinika

Arsyeja

Pezullohen nga detyra drejtori i burgut të Reçit dhe dy zyrtarë

12.01.2022 - 12:08

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Sistemit të Burgjeve ka pezulluar nga detyra drejtorin e burgut të Reçit në Shkodër, Maliq Meta. Gjithashtu janë pezulluar shefi i policisë së burgut, Robert Bundo dhe një nënkomisar, Gëzim Qosku.

Urdhrin për ekzekutimin e vendimit e ka dhënë Prokuroria e Shkodrës, pasi hetimi vërtetoi se zyrtarët falsifikuan raportet për një ngjarje në IEVP-në Reç, mes disa të dënuarve.

Sipas SHKBB në rrugë operative janë vënë në dijeni se kishte dyshime se në IEVP-në e Reçit, ishin administruar dokumenta të falsifikuar.

SHKBB sqaron se më 20 korrik 2021, rreth orës 10:25 në ambientet e ajrimit në burg të dënuarit “E.Ç.”, “F.G.” dhe “P.N.”, dhunuan me shkelma dhe grushte bashkëvuajtësin “E.Z.”. Nënkomisar Gëzim Qosku përpiloi raport shërbimi të ngjarjes për autorët. Mandej, me urdhër të drejtorit dhe Shefit të Policisë, Robert Bundo ai hartoi raport të dytë dhe kreu falsifikimin e firmave të efektivëve të policisë “G.Q.” dhe “E.Z.”.

Puna vazhdoi mbi raportet e falsifikuar në Komisionin Disiplinor, që kishte anëtar drejtorin Meta dhe shefin e policisë Bundo.

Njoftimi i plotë:

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Sistemit të Burgjeve më 12.1.2022, zbatoi urdhërin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për ekzekutim vendimi penal të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, me nr.20 (40), datë 11.01.2022 për caktimin e masës së sigurimit ndaluese “Pezullim i ushtrimit të detyrës në IEVP Reç”, parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale për tre zyrtarë:

1-“M.M.”, Drejtori i IEVP-së Reç, Shkodër;

2-“R.B.”, Shefi i Policisë së IEVP-së Reç, Shkodër;

3-“G.Q.”, Nënkomisar Specialist Policie në IEVP-në Reç, Shkodër,

Urdhërin për ekzekutimin e vendimit e dha Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër, pasi hetimi vërtetoi se zyrtarët falsifikuan raportet për një ngjarje në IEVP-në Reç, Shkodër mes disa të dënuarve.

SHKBB ka marrë dijeni në rrugë operative se kishte dyshime se në IEVP-në e Reçit, Shkodër ishin administruar dokumenta të falsifikuar.

Në këto kushte, pasi u vunë përballë këtij fakti, u kryen veprime proceduriale në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe duke qenë se provat ishin të mjaftueshme Gjykata mori vendimin e sipërcituar.

Qëllimi i zyrtarëve ishte që të krijonin kushte lehtësuese duke hartuar raporte të falsifikuar për të dënuarit autorë përkundër ndëshkimit sipas ligjit, me arsyetimin se kishte ndodhur një konflikt verbal.

Më 20 korrik 2021, rreth orës 10:25 në ambientet e ajrimit në IEVP të dënuarit “E.Ç.”, “F.G.” dhe “P.N.”, dhunuan me shkelma dhe grushte bashkëvuajtësin “E.Z.”.

Nënkomisar “G.Q.” përpiloi raport shërbimi të ngjarjes për autorët. Mandej, me urdhër të drejtorit dhe Shefit të Policisë, ai hartoi raport të dytë dhe kreu falsifikimin e firmave të efektivëve të policisë “G.Q.” dhe “E.Z.”.

Puna vazhdoi mbi raportet e falsifikuar në Komisionin Disiplinor, që kishte anëtar drejtorin Meta dhe shefin e policisë Bundo.

Më tej, hetimet vërtetuan falsifikimin e kryer në bashkëpunim, u morën deklarimet dhe u administrua i gjithë dokumentacioni i falsifikuar.

GJKKO e dënoi me 1.6 vite burg për dëmin 234 milionë lekë

Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i PS

Fermeri nga Shkodra: S'ka nevojë që të dal në treg!

“Kam shitur 24 ton qepë vetëm përmes Facebook”

EMRAT/ Arrestohet 38-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

Zbulohen sera me kanabis në Velipojë, mbi 37 mijë fidanë

Shumëllojshmëri të jashtëzakonshme peizazhesh

“Viajeros”: 14 vendet e mahnitshme në Shqipëri