MENU
klinika

Pas daljes nga “Big Brother VIP”

PM dhe Dagz zbulojnë surprizën për fansat

28.01.2022 - 11:24

Pm dhe Dagz hynë si një konkurrent i vetëm në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Megjithatë, kur ata u zgjodhën nga publiku si të eleminuar, patën mundësinë që secili prej tyre të garonte më vete. Publiku riktheu në shtëpi Dagzin, rrugëtimi i të cilit përfundoi së fundmi.

Ndaj, menjëherë pas ribashkimit, djemtë kanë nisur nga puna.

Ata kanë zbuluar se po përgatisin projektin e ri muzikor. Dy ish-banorët po bashkëpunojnë me reperin nga Tetova, S4MM. Kënga quhet ‘Tinzake’ dhe pritet të publikohet së shpejti.

Pm dhe Dagz fituan më shumë popullaritet me pjesëmarrjen e tyre në “Big Brother VIP”, sidomos në Shqipëri, ku nuk njiheshin aq sa në Kosovë.

Ata kanë qenë dhe në qendër të vëmendjes pasi krijuan lidhje brenda shtëpisë së famshme, përkatësisht me Sarah Berishën dhe Einxhel Shkirën. Megjithatë, ata treguan gjithashtu se shoqërinë e tyre e vlerësojnë më shumë se gjithçka.