MENU
klinika

Njoftimi i policisë

Po ndërtonte pa leje, arrestohet 62-vjeçari

24.01.2022 - 12:14

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë proceduan penalisht për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, shtetasin A. S., 57 vjeç, banues në fshatin Sherishtë, Vlorë, pasi u konstatua duke ndërtuar në objekt, pa lejen e organeve kompetente.

Nga specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë u proceduan penalisht për veprën penale ” Ndërtimi i paligjshëm”, shtetasit:

– K. M., 62 vjeç, banues në Himarë dhe V. M., 64 vjeç, banues në Himarë, pasi kanë bërë punime në banesat e tyre, pa lejen e organeve kompetente.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin L. J., 53 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”, Vlorë, sepse duke drejtuar automjetin tip “Mercedes Benz”, është përplasur me motomjetin e markës “Honda” dhe si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe pasagjeri, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.