MENU
klinika

Qytetet që do të godasë moti i keq (Harta)

Po vjen stuhia e parë për vitin e ri

06.01.2022 - 12:07

Viti i ri nisi ashtu sikur u mbyll i vjetri me një mot të pazakontë. Temperaturat në 10 ditët e fundit kanë qenë mjaft të buta, diell pranveror.

Por duke filluar prej ditës së sotme dielli do ia lërë vendin shiut. Prej mesditës do të nisin reshjet në veri të vendit, ndërkohë që moti do të kthjellohet edhe në jug.

Në pasdite dhe mbrëmje shtrëngatat do të forcohen në veriperëndim për të zbritur më pas në ultësirën perëndimore. Nesër do të ketë reshje dëbore në verilindje.

Sot dhe nesër pjesa qendrore e vendit, Tirana dhe qytetet e tjera në Shqipërinë e mesme nuk do të preken deri në mesnatën e datës 9 janar kur reshjet do të përfshijnë të gjithë vendin.