MENU
klinika

Serie A, Java 23

“Poker” i Napolit, “skuqet” Veseli, gol Rahmani

23.01.2022 - 18:28

Kanë përfunduar ndeshjet e drekës në Serie A, ku përveç golave, nuk kanë munguar dhe kartonat e kuq. U luajtën 4 ndeshje, por ajo që spikati ishte ndeshja Napoli-Salernitana.

Napoli fitoi me rezultatin 4-1 në shtëpi. Kjo ishte dhe një përballje mes shqiptarësh me Rrahmanin, që luante për napoletanët, ndërsa Veseli për Saleritanën.

Skuadra e Spallettit realizoi dy herë në pjesën e parë me Jesus dhe Mertens. Ky i fundit realizoi me penallti, të shkaktuar nga Frederik Veseli, i cili mori një karton të verdhë.

Në pjesën e dytë Rahmani shënoi golin e tretë për Napolin. Kjo ishte një ditë e errët për Veselin, i cili mori kartonin e dytë të verdhë, sepse preku topin me dorë brenda zone. Penalliti përsëri dhe Insigne nuk gabon për golin e katërt.

Ndeshjet e tjera dhanë këto rezultate: Spezia-Sampdoria 1-0, Torino-Sassuolo 1-1 dhe Cagliari-Fiorentina 1-1.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Presidenti i Empolit për shqiptarin

“Bajrami ishte afër Juves, e vështirë ta mbash”