MENU
klinika

“Luftë” me armë nga dy makina në lëvizje

Policia e Dibrës zbardh ngjarjen: 4 të arrestuar

25.01.2022 - 10:21

Katër persona kanë rënë në prangat e Policisë së Dibrës pasi janë përfshirë në një sulm me armë të ndodhur dy muaj më parë në aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë. Të arrestuarit kanë qenë në konflikt pronësie kanë hapur zjarr ndaj njëri-tjetrit. Ngjarja ka ndodhur në 20 nëntor 2020.

Specialistët  e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kundër Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë  Dibër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Bulqizë, nën drejtimin e Prokurorisë Dibër, finalizuan me sukses operacioni policor të koduar “Liqeni i Zi”, si rezultat i të cilit u bë ekzekutimi i masave të sigurisë dhe arrestimi i shtetasve:

  • Sh. T., 53 vjeç, banues në Bulqizë, (me masë sigurie arrest në burg)
  • E. T., 25 vjeç, banues në Bulqizë, (me masë sigurie arrest në burg)
  • A. A., 34 vjeç, banues në Tiranë, (me mase sigurie arrest në burg , aktualisht ndodhet i ndaluar për një tjetër vepër penale në burgun 313 Tiranë).
  • L. L., 29 vjeç, banues në Bulqizë, (me masë  sigurie arrest në shtëpi).

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera, informacionet e marra në rrugë operative dhe provave ligjore (shkencore) të siguruara, është arritur të dokumentohet ngjarja e ndodhur në datën  20 nëntor 2020, në aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë , ku për shkak  të një konflikti të mëparshëm  për motive pronësie, shtetasit Sh. T. dhe  E. T., duke udhëtuar me automjetin e tyre, kanë  qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që udhëtonin shtetasit B. S.(Z), dhe A. A.,  të cilët u janë kundërpërgjigjur duke qëlluar  me armë zjarri.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se në këtë ngjarje është përfshirë dhe shtetasi L. L., i cili ka kryer veprime për të penguar zbulimin e së vërtetës.

Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër ka urdhëruar ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër e cila ka caktuar masat e sigurimit të arrestit për këto shtetas si të dyshuar për veprat penale të “Vrasjes me paramendim”, e kryer në bashkëpunim,  e mbetur në tentativë, “ Mbatje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

GJKKO e dënoi me 1.6 vite burg për dëmin 234 milionë lekë

Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i PS

Fermeri nga Shkodra: S'ka nevojë që të dal në treg!

“Kam shitur 24 ton qepë vetëm përmes Facebook”

EMRAT/ Arrestohet 38-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

Zbulohen sera me kanabis në Velipojë, mbi 37 mijë fidanë

Shumëllojshmëri të jashtëzakonshme peizazhesh

“Viajeros”: 14 vendet e mahnitshme në Shqipëri

Aktiviteti i djalit të 62-vjeçares! Dëshmia e tij

Tritoli në Shkodër ishte paralajmërim! Pista e hetimit