MENU
klinika

Sherr me policinë për parkingun e makinës

Procedohet penalisht drejtori i Ujësjellësit

04.01.2022 - 15:12

Drejtori i Ujësjellësit të Përmetit, Florian Dauti, është proceduar penalisht kundërshtoi punonjësit e policisë duke parkuar makinën në mënyrë të parregullt.

30-vjeçari kundërshtoi punonjësit e policisë më 3 Janar, duke mos iu bindur urdhrit pasi kishte parkuar makinën në mënyrë të parregullt në qendër të Përmetit.

Florian Dauti u procedua penalisht për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”.