MENU
klinika

Avokatët e të pandehurit shtyjnë gjyqin për Çapjat!

Procesi i “të fortëve” të Elbasanit në GJKKO

20.01.2022 - 11:24

Kur duhej të pyeteshin një sërë dëshmitarësh me mjaft rëndësi në procesin kundër Ardjan Çapjas dhe të grupit të tij që gjenden në pranga dhe nën akuza për vepra të rënda kriminale, Gjykata e Posaçme mbyll dyert dhe nuk lejon median të jetë e pranishme.

Ndonëse seanca u shty për shkak të mungesës së avokatit të njërit prej personave që është i pandehur në proces, u bë me dije se në sallën u gjyqit u paraqit vetë Ardian Çapja dhe Etjen Cani ndërsa dëshmitarët vetëm u paraqiten dhe u larguan menjëherë nga salla e gjyqit.

Ata ishin dëshmitarë të Prokurorisë dhe sipas të dhënave ishin persona që duhej të pyeteshin për njohjet që ata kanë me njërin nga pjesëtaret e këtij grupi. Seancat ndaj grupit të Çapjave vijon të shtyhet, ndërkohë u tha se seanca e radhës do të mbahet mesditën e një jave më vonë.

SHTYRJA E SEANCËS

Sipas të dhënave u mësua se mungesa e dy avokatëve mbrojtës ishte shkaku që seanca e radhës kundër Ardjan Çapjas dhe të pandehurve të tjerë në këtë proces gjyqësor të shtyhet. Shkak për dështimin e seancës që ka sjellë mos pyetjen e dëshmitarëve ka qenë pikërisht mungesa e dy avokatëve mbrojtjës, të personit të pandehur Olsi Leku, i njohur edhe me emrin tjetër Jorgo Leku.

Ai mbrohet nga avokati Skerdilajd Dalipi i zgjedhur me prokurë të posaçme prej tij dhe avokatja e caktuar kryesisht nga gjykata, Pranvera Doçi. Të dy avokatët, nuk kanë marrë pjesë dhe për pasojë trupi gjykues i përbërë nga Etleva Deda, Erjon Bani dhe Irena Gjoka, vendosën të pezullojnë afatet e paraburgimit për personat e arrestuar dhe të caktojnë seancën e radhës javën e ardhshme në 26 janar 2022.

Nga ana tjetër, relatorja e çështjes, Etleva Deda, në mënyrë të përsëritur ka refuzuar kërkesën e medias së shkruar dhe asaj vizive për të ndjekur nga afër procesin gjyqësor ku janë të pandehur Ardjan Çapja, Florenc Çapja, Ervis Bardhi, Etien Cani, Klajdi Dokolli dhe Olsi Leku. Në këtë proces gjyqësor që zhvillohet në GJKKO nuk janë të arrestuar dy prej të akuzuarve. Bëhet fjalë konkretisht për Olsi Lekun, i cili gjendet i lirë në Greqi.

Me emrin “Jorgo” ai ka mundur të jetojë jashtë qelie edhe pse për të në vendin tonë po zhvillohet një proces gjyqësor. Po ashtu, mësohet se edhe Florenc Çapja nuk është i arrestuar në vendin tonë edhe pse emri i tij i është bashkuar së njëjtës dosjes.

Ndërkohë që Prokuroria ka mundur të fitojë besimin e njërit prej anëtarëve të grupit, i cili nën statusin e të penduarit ka dëshmuar krime të bandës që drejtohej nga Çapjat. Po ashtu, ai ka folur edhe në lidhje me ngjarjen e rëndë për të cilën akuzohen Ardjan dhe Florenc Çapja, vrasjen e babë e bir një dekadë më parë.

AKUZA

Ardjan Çapja, Florenc Çapja, Ervis Bardhi, Etien Cani, Klajdi Dokolli dhe Olsi Leku akuzohen nga Prokuroria e Posaçme se në vitin 2012 kanë vepruar si grup i strukturuar kriminal, duke ekzekutuar në shenjë hakmarrje brenda shtëpisë së tyre, Gentian Beqirin dhe të atin e tij, Nezir Beqiri.

Ngjarja që tronditi opinionin publik ndodhi nën hundën e Policisë, ndërkohë që Çapjan nuk e pranuan asnjëherë të jenë ata autorët e asaj ngjarjeje të rëndë. Në këtë çështje, pretendohet se personi që ka marrë pjesë direkt në vrasje, Ervis Bardhi, është penduar për krimin e kryer duke vendosur të bashkëpunojë dhe të flasë, duke treguar gjithçka ka ndodhur ditën e vrasjes.

Si pasojë e dëshmisë së tij dhe provave të mbledhura, fillimisht Prokuroria arrestoi Ardjan Çapjan dhe tre persona të tjerë në Elbasan. Ndërsa në kërkim u shpallën Jorgo Leku dhe Florenc Çapja, të cilët tashmë gjenden në vendet respektive ku jetojnë Athinë dhe në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ja çfarë kanë dëshmuar tre banorë të zonës!

Atentat në derë të shtëpisë, Ardjan Çapja nuk pranon të flasë

Shqipëria e kërkon për vrasje të dyfishtë

Florenc Çapja fiton lirinë në Dubai, rezulton dhe i punësuar