MENU
klinika

“Shpërdorim detyre dhe vjedhje”

Prokuroria e Tiranës nis hetimet për Armand Dukën

24.01.2022 - 12:09

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Organi i Akuzës ka nisur hetimet pas referimit të bërë nga Policia e Shtetit, për veprat penale të “Shpërdorimit të Detyrës” dhe “Vjedhje duke shpërdorur detyrën”.

Një ditë më parë, ishte Bashkia e Tiranës, që në cilësinë e aksionerit të Klubit të Futbollit, njoftoi se do të kërkojë sot një hetim kombëtar dhe ndërkombëtar për “shkeljet dhe korrupsionin 20 vjeçar të Armando Dukës në Federatën Shqiptare të Futbollit”.

Në orën 12:00, Federata Shqiptare e Futbollit do të dalë në një reagim për mediat. Po sot, në orën 15:00, bëhen zgjedhjet në Shoqatën Rajonale të Tiranës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN