MENU
klinika

Nga Durrësi në Shkodër

PS, PD dhe Berisha zbulojnë kandidatët për 6 bashkitë

21.01.2022 - 17:22

Zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit më shumë se një betejë emrash duket se do të jetë një provë forcash jo vetëm mes opozitës dhe maxhorancës por kryesisht mes vetë demokratëve. Me deklaratën e kryeministrit Rama se 6 marsi nuk do të jetë një betejë për jetë a vdekje, socialistët duket se kanë përmbyllur pjesën më të madhe të emrave për 6 bashktitë pa kryetar. Në bashkinë e Durrësit, kryetarja e komanduar Emirjana Sako pritet të jetë kandidatja e socialistëve për të përmbyllur mandatin. Kreu i degës së PD në Durrës, Luan Hoti i është vetëofruar Lulzim Bashës si kandiat për bashkinë, teksa grupi i Berishës pritet të shkojë drejtë emrit të ish-numrit 2 të degës Durrës, Ardjan Muka.

Edhe në Shkodër PS pritet të kandidojë një grua. Majlinda Angoni, prefektja e qarkut pritet të zyrtarizohet si kandidate për Bashkinë. Kryebashkiakja Voltana Ademi do të kërkojë një mandat si e propozuar e Komisionit të Rithemelimit, por emër i propozuar është edhe ai i ish-deputetit, Bardh Spahia. Emri më i kuotuar nga PD në këtë është Xhemal Bushati.

Në Vorë, socialistët pritet tja besojnë garën për bashkinë, ish-prefektit Mersin Murati. Në Lushnje socialistët do t’i besojnë kryetares së komanduar pas arrestimit të Fatos Tushes. Eriselda Sefa do të kërkojë një madnat 1 veçar deri në vitin e ardhshëm ku do të ketë garë për pushtetin të gjithë pushtetin vendor. Nga Komisioni i Rithemelimit janë propozuiar Arben Zajmi dhe Daniel Shandro. Kryetarari i Komanduar në Bashkinë e Rrogozhinës, Edison Memolla pritet të jetë kandidati i PS për bashkinë. Edison Memolla ka edhe lidhje gjaku me kryebashakiakun e ndjerë Haxhi Memolla.