MENU
klinika

“Media, aleati ynë kryesor”

Raporti i TI për korrupsionin, Manja: 2022 do të shënojë rezultate konkrete

25.01.2022 - 13:56

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka komentuar raportin e Transparency International, në lidhje me korrupsionin në vend. Raporti tregonte që Shqipëria kishte zbritur një pikë në renditje.

Sakaq, në një prononcim për mediat ai Manja tha se nuk e kishte përvetësuar raportin dhe shtoi se lufta ndaj korrupsionit është një detyrim ndaj qytetarëve dhe fëmijëve.

“Jemi duke diskutuar raportin e TI. E konsiderojmë mbi punën tonë, por në radhë të parë luftën ndaj korruspionit qoftë si perceptim apo korrupsion real konkret e kemi detyrim ndaj fëmijëve tanë, qytetarëve tanë për ta bërë një mjedis ku shteti ofron shërbimet publike në mënyrë cilësore. Aty ku futet korrupsioni kemi cënime të standardit të qytetarëve. Do të kemi një strategji konkrete për luftën ndaj korrupsionit.

Lufta ndaj korrupsionit nuk mund të ketë sukses nëse nuk bashkëpunojmë të gjithë së bashku, edhe ju si media. Ju ftoj që gjatë 2022 ju t’ju kem aleatin më të fortë gjatë kësaj lufte”, tha Manja.

"Në raundin e tretë të shkohet me një kandidat"

Balla kundër propozimit të Alibeajt: 4-2-1 nuk është negociatë

Do të negociojë për të zgjidhur krizën brenda selisë blu?

A e njihni Berishën si kryetar të PD-së? Flet zyrtari i lartë i BE

"Nga eksodi, në eksod"

Tirana kryeqytet i Evropës!

“S’ka ecuri pa një opozitë të vërtetë”

Eurodeputeti jep mesazhet për Shqipërinë