MENU
klinika

La Liga, Java 21

Real Madrid rikthehet te suksesi me “poker” golash

08.01.2022 - 23:58

Real Madrid është kthyer te fitorja në kampionat pas humbjes befasuese të pësuar para një jave kundër Getafe. Skuadra e Carlo Ancelotti-t ka mundur 4-1 Valencia-n në shtëpi.

Los Blancos kryesojnë renditjen e kampionatit me një avantazh prej tetë pikësh ndaj Sevilla e vendit të dytë, por andaluzët kanë një ndeshje më pak. Protagonistët e sfidës së luajtur në Bernabeu kanë qenë Karim Benzema dhe Vinicius Junior, secili me nga një dygolësh.

Francezi është bërë lojtari i katërt në historinë e Real Madrid që realizon 300 gola për klubin, pas Cristiano Ronaldo (450), Raul Gonzalez Blanco (323) dhe Alfredo Di Stefano (308).

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN