MENU
klinika

Superkupa e Spanjës

Real Madrid rrëmben trofeun e parë të vitit

16.01.2022 - 22:30

Real Madrid nuk ndalet, pas ecurisë së mirë në kampionat, merr edhe trofeun e parë të në këtë vit. Los Blancos triumfuan 2-0 në finalen e Superkupës së Spanjës, duke mposhtur Athletic Bilbao dhe marrë kështu trofeun.

Në finalen që u zhvillua në Arabinë Saudite, mjaftuan golat e Modric dhe Benzema për të sjellë trofeun, por fundi mund të ishte me drithërima për djemtë e Ancelottit ku për një prekje me dorë, Militao doli me të kuq dhe arbitri vërshëlleu penallti për baskët.

Te pika e bardhë u paraqit Raul Garcia, veterani i ekipit spanjoll, që vendosi të befasonte duke zgjedhur mesin. Por, Cortouois edhe pse u hodh nga e djathta e tij, me këmbën e majtë bëri pritjen e ditës!