MENU
klinika

Nëpër kohë: teknologji

”Rikthehet” faraoni… pas 3,500 vjetësh

06.01.2022 - 14:33

          Jo shumë i gjatë, me hundë të vogël, fytyrë të rrumbullakët dhe flokë kaçurrelë.

Pas 3 500 vjetësh është bërë e mundur të rindërtohet pamja e faraonit egjiptian Amenhotep I (1525-1504 p.e.s.), falë njohurive të teknologjive moderne dhe teknikave të lashta mbi studimin e mumieve.

UNSPECIFIED – MARCH 05: Sarcophagus of Amenhotep I, wood, from the valley of the Kings. Detail. Egyptian civilisation, New Kingdom, Dynasty XVIII. Cairo, Egyptian Museum (Photo by DeAgostini/Getty Images)

Studiuesit e Universitetit të Kajros mundën t’ia hiqnin fashat Amenhotepit I, por vetëm virtualisht.

Për të shmangur dëmtimin e pakthyeshëm të mumies, studiuesit kryen një tomografi të kompjuterizuar në 3D, që i lejoi të shihnin deri në detaje, se çfarë fshihnin fashat. Rezultatet e studimit janë publikuar në “Frontiers in Medicine”.

Identiteti i faraonit

Amenhotep I ishte rreth 35 vjeç, kur vdiq”, – thotë radiologu dhe koordinatori i studimit Sahar Saleem, në një intervistë për ”The Guardian”.

“Ishte rreth 169 cm i gjatë, rrethprerë dhe kishte dhëmbë jashtëzakonisht të mirë, për atë kohë.”

Skanimi zbuloi gjithashtu, se truri i faraonit është ende i paprekur, ndryshe nga ai i sundimtarëve të tjerë egjiptianë, si Ramses II ose Tutankhamun. Nga ana tjetër, nuk ka asnjë të dhënë për shkaqet e vdekjes.

“Nuk kemi identifikuar lëndime, apo shenja sëmundjesh që mund të justifikojnë vdekjen, përveç gjymtimeve të shumta pas vdekjes,” – thotë Saleem.

Këto gjymtime ishin rezultat i kalimit të grabitësve të varreve në kërkim të thesareve në shekullin e 11-të para Krishtit.

Pasi kishin riparuar dëmet e plaçkitësve, priftërinjtë e dinastisë së 21-të e fshehën mumien në një vend në Luxor, ku dikur sillnin fisnikët dhe sovranët e vdekur, për t’i mbrojtur nga grabitësit e varreve.

Trupi i Amenhotepit I u zbulua më 1881, por varri nuk iu gjet kurrë.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit