MENU
klinika

Me videon prekëse

Romeo tregon se e mbështet lidhjen e Donaldit me Beatrixën

26.01.2022 - 07:46

Beatrix u largua të premten nga “Big Brother VIP” e më shumë se të gjithë, mungesën e saj e ka ndjerë Donaldi, i cili prej muajsh po jetonte një romancë të bukur me të.

Kur Trixa u largua, aktori i dha “porositë” dhe i tha të telefononte binjakun e tij, Romeon, nëse do kishte nevojë për gjë. Mirëpo në mediat rozë, fakti që Romeo nuk ndiqte Beatrixën në Instagram, u bë shkak që të përflitej se ai nuk e mbështeste lidhjen e të vëllait.

Megjithatë, ditën e sotme iu ka treguar të gjithëve qëndrimin e tij. Duke qenë se ai menaxhon rrjetet sociale të vëllait, ka postuar nga aty një video prekëse të çiftit.

E ndarë në dy pjesë, sipër duket Donaldi i vetmuar pas daljes së Trixës, e poshtë aktori i përqafuar me këngëtaren, kur ajo ishte në shtëpi.

Krahas videos, shkruhet “Që të shohësh ylberin, duhet të presësh shiun”. Gjithashtu ka shkruar “Qëndro i fortë zemra ime” në hashtags, bashkë me shenjën e shumëpërfolur nga “Spiderman”, duke i bërë tag edhe Beatrixës.

Epo, Romeo nuk mund të gjente mënyrë më të bukur për të treguar se mbështet vëllain në çfarëdolloj momenti dhe çfarëdolloj zgjedhjeje që bën në jetë…