26.01.2022 - 07:48
Këngëtarja Ronela Hajati do të jetë përfaqësuesja jonë në “Eurovision” për vitin 2022. Kënga e saj “Sekret” fitoi çmimin e parë në Festivalin RTSH.
Duket se “ethet” e festivalit e kanë zënë që tani Ronelën, e cila ka nisur përgatitjet. Ajo ka treguar se është e frikësuar, për një arsye të fortë.
Ronela është renditur si artistja e parë që do performojë në Eurovision. Ajo do këndojë “Sekret” në natën e parë gjysmëfinale.
“Ok, tani jam e frikësuar”, shkroi këngëtarja.