MENU
klinika

Escobar: Do të ketë të tjera

“Sanksionet të rëndësishme në stabilizimin e Ballkanit”

17.01.2022 - 10:46

Përfaqësuesi Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, së fundmi ka deklaruar se sanksionet nuk janë mjeti kryesor i angazhimit amerikan në rajonin e Ballkanit Perëndimor, por se ato kanë efekt dhe se do të ketë edhe të tjera.

Escobar në një intervistë për Zërin e Amerikës në gjuhën serbe, ka vlerësuar se korrupsioni është problemi kryesor në Ballkani. Ndërkohë i pyetur për sanksionet e vendosura ndaj anëtarit të Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Milorad Dodik dhe dy zyrtarëve të tjerë boshnjakë, pastaj kundër Milan Radoiçiqit dhe Zvonko Veselinoviqit në Kosovë, ai theksoi nuk duhet të mendojmë se SHBA po angazhohet në rajon përmes sanksioneve.

Ndër të tjera ai ka theksuar se administrata në Uashington është shumë e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe se një nga mjetet në këtë luftë janë sanksionet.

“Dhe mund të them se do të ketë sanksione të tjera, por ky nuk do të jetë mjeti kryesor i angazhimit tonë”, ka thënë Escobar. Ndër të tjera ai shtoi se ato sanksione nuk kanë për qëllim vende apo popuj të caktuar, por, siç tha ai, individë që janë thellësisht të përfshirë në korrupsion.

I pyetur nëse njoftimi për më shumë sanksione vlen për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, ai ka thënë se po.

Escobar ka theksuar se tashmë politika dhe angazhimi i SHBA-së në Ballkanin Perëndimor kanë qenë tradicionalisht të lidhura me pajtimin multietnik dhe integrimin në BE, por se sfera e vëmendjes që ka marrë Ballkani Perëndimor në administratën amerikane ka ndryshuar vitin e fundit.

Escobar vuri në dukje se ka një përpjekje të ripërtërirë që Shtetet e Bashkuara të angazhohen në të gjithë mekanizmat që ishin të suksesshëm, dhe kjo, sipas tij, është të forcojë Marrëveshjen e Dejtonit, të mbështesë dhe rinovojë dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe bashkëpunimin e ngushtë me partnerët e NATO-s dhe për të siguruar që ata të mund të përmbushin detyrimet e tyre të NATO-s.

Çfarë shkruan media e njohur bavareze?

“Faktor jostabiliteti është Serbia, Merkel gaboi”

Ambasadori amerikan: Serbia duhet të...

“Kosova dhe Ukraina janë situata të ndryshme”

Vëllai e gjeti të shtrirë në dysheme

Tragjike/ Humb jetën nxënësi i klasës së gjashtë