MENU
klinika

Merr nga Rusia sistemin raketor anti-tank

Serbia blen gati gjysmë miliardë euro pajisje ushtarake

28.01.2022 - 20:59

Serbia do të shpenzojë këtë gati gjysmë miliardë euro për armë dhe pajisje ushtarake. Një arsenal modern si ky sistem raketor antitank rus ‘Kornet’. Sipas qeverisë serbe nuk bëhet fjalë për t’u përballur me kërcënime të reja por për përshtatjen dhe modernizimin e mbrojtjes së saj.serbia

“Serbia nuk përbën kërcënim për askënd, ajo po armatoset me dinamikën e nevojshme që njësitë e ushtrisë të jenë në gjendje të mbrojnë vendin. Ne gjithashtu vëzhgojmë se çfarë po bëjnë të tjerët. Ne investojmë aq sa e gjykojmë të nevojshme për vendin tonë ”, siguron Nobojsha Stefanoviç, ministri serb i Mbrojtjes.

Shumë vende të Ballkanit po ndjekin të njëjtën rrugë dhe po rinovojnë ushtritë e tyre.

Eksperti ushtarak Igor Tabak e shpjegon me një kontekst të ri gjeopolitik: Hungaria blen më shumë pajisje ushtarake se e gjithë ish-Jugosllavia së bashku. Bullgaria dhe Rumania po modernizohen në mënyrë shumë aktive. Këto janë të gjitha gjëra që duhen mbajtur parasysh. Ka edhe një gjë tjetër që duhet theksuar. Të gjitha këto vende rreth Serbisë janë në një kontekst thelbësisht të ndryshëm – Kroacia, Sllovenia, Hungaria, Rumania, Bullgaria, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi – të gjitha janë pjesë e NATO-s, dhe disa janë në Bashkimin Evropian, transmeton Euronews-i francez.

Kroacia Bosnja dhe Kosova gjithashtu synojnë të modernizojnë ushtritë e tyre, por a mund të flasim për një garë armatimesh tre dekada pas luftës në Ballkan?

“Unë besoj se nuk ka garë armatimi për dy arsye. Së pari, të gjitha vendet e ish-Jugosllavisë kanë në thelb të njëjtin problem; koha e ka bërë punën e saj. Konceptet e luftës kanë ndryshuar. Disa pajisje janë të vjetruara dhe duhet të marrësh armë të reja. Nuk kishte dronë më parë, tani duhet t’i kesh” thotë Vlade Radulovicc nga Qendra për Kërkime Gjeostrategjike dhe Terrorizëm.

Sipas një sondazhi të kryer nga Qendra e Beogradit për Politikat e Sigurisë, 40% e serbëve besojnë se ushtria është e pajisur mirë, dy herë më shumë se dhjetë vjet më parë. Dy të tretat e të anketuarve besojnë se duhet të shpenzohet më shumë për pajisje ushtarake.

Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Europës

Albin Kurti në Berlin më 25 prill, zbardhet axhenda

Inskenohet “pushtimi i Serbisë”

Vuçiç bën prova lufte në kufi me Kosovën

"Duhet ta forcojë prodhimin"

Raporti i FMN: Kosova e varur nga importi

Bllokimi i kosovarëve në kufi dhe tensionet në veri

O’Brien sot në Beograd për takime me krerët e Serbisë!