MENU
klinika

Duhet të pini vetëm këtë lloj çaji!

Shfryn barkun dhe eliminon toksinat e tepërta

07.01.2022 - 10:38

Fillimi i janarit shfrytëzohet si periudha më e mirë për të përcaktuar objektivat që doni të realizoni për vitin e ri, si dhe të bëni bilancet e atij që sapo lamë pas. Por, duke qenë se vijmë fill pas festave duhet të mendoni seriozisht për detoksifikimin e trupit. Living ju propozon një recetë shumë interesante që do t’ju ndihmojë të çhelmoni organizmin dhe të hiqni yndyrën e tepërt rreth barkut.

Bëhet fjalë për çajin e kanellës dhe rozmarinës, një pije magjike shumë vjeçare, e cila është e njohur për veprimin e saj të menjëhershëm në organizëm. Përbërësit: 2 litra ujë, 200 g rozmarinë dhe 2-5 shkopinj kanelle.

Fillimisht lani me ujë të rrjedhshëm degëzat e rozmarinës dhe lërini mënjanë. Vendosni ujin të ziejë dhe shtoni gradualisht shkopinjtë e kanellës. Pasi të keni vluar për afro 15 minuta, shtoni rozmarinën dhe lërini të ziejë së bashku, për më shumë se 1 orë në zjarr të ulët. Hiqni enën nga zjarri, filtroni çajin dhe hidheni në një shishe qelqi. Filxhani i parë duhet esëll në mëngjes, kurse të tjerët pas vakteve. Rezultatet do të duken që pas javës së dytë të përdorimit të përditshëm.

Ulin rrezikun e sëmundjeve dhe përmirësojnë sistemit tretës

Ushqimet që mund t’i konsumoni çdo ditë

Si mund të neutralizoni shijen dhe erën e klorit

A e mbron klorimi i ujit shëndetin tonë?

A krijon varësi prej kafesë dhe efekti në organizëm?!

“Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”