MENU
klinika

Nuk ka të lënduar

Shpërthim me tritol në banesën e Armand Dukës

25.01.2022 - 00:02

Një ngjarje e rëndë është regjistruar së fundmi në Durrës. Shpërthim me tritol në shtëpinë e kreut të FSHF-së, Armand Duka. Pamjet e fundit vijnë nga jashtë baneses se Dukës, në qytetin bregdetar të Durrësit.

Raportohet se gjatë momentit të shpërthimit ka qenë në banesë vetëm bashkëshortja e Dukës. Deri më tani nuk dihen motivet, ndërsa policia ndodhet në banesën e Dukës dhe po heton për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Lënda plasëse ishte vendosur në derën e jashtme dhe ka vetëm dëmtime materiale. Sot ka qenë një ditë e ngjeshur në futbollin shqiptar me akuza dhe kundërakuza dhe nuk dihet ende nëse kanë lidhje me shpërthimin.