MENU
klinika

Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë mbi Raportin për korrupsionin

“Shqipëria ka ngecur në progresin me antikorrupsionin!”

25.01.2022 - 16:24

Kreu i Dhomës Amerikanë të Tregtisë, Enio Jaçe, përmes një postimi në rrjete sociale ka reaguar për raportin e korrupsionit të “Transparency International”.

Jaçe shprehet se Shqipëria ka ngecuar në progresin me antikorrupsionin dhe se është për të ardhur keq.

Ndër të tjera Jaçe deklaron seky tregues, nuk po u jep sinjale pozitive investitorëve dhe se korrupsioni është humbja më e madhe për vendin. Ai shton se duhet një vullnet i gjithëanshëm politik, institucional, bashkëpunim i të gjithë aktorëve që praktikat antikorrupsion të bëhen realitet.

“Pyetjes së përsëritur mbi klimën e biznesit në Shqipëri i jep përgjigjen sot raporti i Transparency International për 2021. Lexova intervistën e Lidija Prokic, Këshilltare për Evropën Lindore dhe Juglindore e Transparency International në Zërin e Amerikës. Është për të ardhur keq, që në një hark prej 10 vitesh, mungesa e Transparencës me Prokurimet Publike, zbatimi i pabarabartë i ligjit dhe qasja autoritare e qeverive ka bërë që Shqipëria të ngecë në progresin me antikorrupsionin. Me një mungesë të thelluar përparimi, Shqipëria nuk po i lëshon sinjale pozitive investitorëve por as po zhvillon potencialet e saj. Dhoma Amerikane prej një viti ka parashtruar rëndësinë e ngritjes së një mekanizmi anti-korrupsion me masa ndëshkimore legjislative për zyrtarët e korruptuar, si dhe për krijimin e hapësirës për përfshirjen e medias dhe shoqërisë civile në denoncimin e rasteve korruptive. Shqipëria nuk ka më kohë për të humbur dhe korrupsioni është humbja më e madhe për vendin. Duhet një vullnet i gjithanshëm politik, institucional dhe bashkëpunim i të gjithë aktorëve që praktikat anti-korrupsion të bëhen realitet.”-shkruan Jaçe në rrjete sociale.