MENU
klinika

Përfitojnë edhe objektet në proces legalizimi

Shtyhet deri më 30 prill rivlerësimi i pronave

27.01.2022 - 13:45

Kuvendi ka miratuar këtë të enjte shtyrjen deri më shtyrjen e radhës së procesit të rivlerësimit të pasurive të paluajtshme, afati i të cilit mbaroi më 31 vjetor të vitit që sapo lamë pas.

Vendimi për shtyrjen u argumentua nga relatori i Projketligjit, Alban Xhelili, sipas të cilit, Pandemia Covid 19 ua bëri të pamundur shumë qytetarëve aplikimin për të përfituar nga kjo lehtësi fiskale.

Xhelili tha se pritet që nga kjo lehtësi të përfitojnë rreth 20 mijë subjekte. Procesi i rivlerësimit u jep mundësi bizneseve dhe qytetarëve të lehtësojnë barrën e tatimfitimit prej 15% duke paguar përkatësisht 5% dhe 3% të vlerës.

Është e disata herë që qeveria shtyn kohëzgjatjen e procesit të rivlerësimit të pronave, I cili u pengua në masë të madhe nga Pandemia Covid 19.