MENU
klinika

Nga 20 deri në 50 vjeç

Si ndikojnë hormonet në trupin e një gruaje

17.01.2022 - 12:15

Luhatjet hormonale janë një pjesë e pashmangshme e procesit të rritjes. Për të kuptuar pse ndodhin ndryshimet hormonale fillimisht duhet të kuptojnë se si funksionojnë ato dhe ç’rol luajnë në organizmin tuaj.Progesteroni ruan rritjen e shëndetshme të qelizave në mitër. Estrogjeni përgatit mitrën për të pranuar një vezë të fekonduar çdo muaj. Testosteroni rregullon kontrollin e seksit, kurse hormonet tiroide kontrollojnë metabolizmin. Më poshtë do të zbuloni se si ndikojnë hormonet sipas moshës si dhe si t’i mbani ato nën kontroll dhe të balancuara.

Në moshën 20-30 vjeçare, nivelet e hormoneve kalojnë nëpër ndryshime dramatike gjatë ciklit menstrual. Në këtë moshë çrregullimet hormonale shpesh shoqërohen me shtim të pakontrolluar në peshë, djersitje të vazhdueshme, rritjes të dëshirës për të ngrënë, akne në fytyrë, qime të ndryshme në trup etj.

-Rrathët e zinj poshtë syve jo gjithmonë janë shenjë e gjumit të pakët dhe lodhjes. Ndryshimet hormonalë janë po ashtu përgjegjëse për krijimin e tyre, në rast se shfaqen tek meshkujt janë të lidhur me testosteronin, ndërsa tek femrat vijnë si pasojë e mungesës së progesteronit. -Djersitja është një proces shumë i rëndësishëm që ndihmon në largimin e toksinave të ndryshme që depozitohen në gjendrat limfatike poshtë gjoksit. Është mëse normale që gjatë verës të dehidratoheni dhe djersini më shumë se zakonisht, por nëse vini re se vazhdoni të djersini në mënyrë të pakontrolluar shkaktarët e vërtetë janë hormonet.

-Ndërkohë që ju bien flokët, mund të vini re edhe një rritje të pashpjegueshme të qimeve të zeza rreth thithkave, në duar, fytyrë ose pjesë të ndryshme të trupit. Përgjegjësit e vërtetë janë hormonet

Në moshën 40 vjeçare, edhe pse keni ende menstruacione të rregullta, vezoret kanë filluar të prodhojnë më pak estrogjen, më pak progesteron dhe më pak testosteron. Këto luhatje shoqërohen më shtim peshe dhe probleme me gjumin.

Në moshën 50 vjeçare dhe përtej, prodhimi i progesteronit është ngadalësuar ndjeshëm dhe shumica e estrogjenit që prodhon trupi juaj vjen nga gjëndrat e veshkave dhe indet e yndyrës, jo nga vezoret tuaja. Nga mosha 51 keni arritur menopauzën. Hormonet e estrogjenit dhe tiroides janë të nevojshme për funksionin optimal të trurit. Kur ato bien këto nivele të ulëta rezultojnë në probleme të vogla kujtese dhe mosfunksionim njohës.

Ulin rrezikun e sëmundjeve dhe përmirësojnë sistemit tretës

Ushqimet që mund t’i konsumoni çdo ditë

Si mund të neutralizoni shijen dhe erën e klorit

A e mbron klorimi i ujit shëndetin tonë?

A krijon varësi prej kafesë dhe efekti në organizëm?!

“Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”