MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si ndikojnë oraret e zgjatura të punës në shëndetin mendor?

22.01.2022 - 10:30

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti:Si ndikojnë oraret e zgjatura të punës në shëndetin mendor?

Mjeku: Me nisjen e pandemisë puna në shtëpi u bë një detyrim, por edhe trend me orare të tejzgjatura të cilat ndikuan jetesën e përditshme. Në këtë mënyrë normaliteti i ri shfaqi edhe problemet e para tek njerëzit të cilat shpreheshin se ishin tej mase të lodhur. Në një studim ku morën pjesë 2000 persona u vu re se një të rrituri i duhen rreth 4 ditë për të mos menduar më për punën. E një nga problemet më të mëdha të njerëzve sot është mbingarkesa me punën edhe pas orarit zyrtar.

Një studim nga Universiteti i South Australia, tregon se kur puna ju dominon jetesën, rezultatet mund të jenë negative. Rreth 26% e punonjësve në këtë studim u përgjigjën se janë të detyruar t’ju përgjigjën mesazheve edhe pas mbarimit të orarit të punës. Ekspertët bëjnë thirrje që të gjitha punët t’i mbyllni brenda orës 5 pasi rrezikoni të vuani nga stresi dhe lodhja e vazhdueshme.

Relaksi dhe koha kushtuar vetes nuk duhet të nënvlerësohen asnjëherë. Sipas ekspertëve kur injoroni telefonatat mesazhet apo thirrjet e ndryshme për punë pas orarit zyratr i jepni mundësi vetes të jeni një punonjës më i mirë. Në këtë mënyrë keni më shumë kohë të shplodheni nga ana psikologjike dhe do të jeni njeri më i shëndetshmëm.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.