MENU
klinika

Disa këshilla

Si të reduktoni ënjtjen e pjesëve të ndryshme të trupit…

10.01.2022 - 16:30

Ënjtja mund të bëhet një problem serioz. Një fytyrë e fryrë, duart dhe këmbët duken të pashëndetshme dhe janë mjaft të pakëndshme për t’u parë. Sigurisht, është rasti kur duhet të konsultoheni me mjekun tuaj dhe të bëni gjëra themelore, si të konsumoni më pak kripë, por ka disa këshilla shtesë që mund t’ju ndihmojnë.

‘Bright Side’ po ndan me ju disa këshilla profesionale që shpresojmë se do të jenë praktike për ju:

1. Mos konsumoni më shumë se një lugë sheqer në ditë.

Specialistët thonë se nuk keni nevojë të konsumoni sheqer për të mbajtur sheqerin në gjak në një nivel normal. Glukoza e tepërt e bën fytyrën dhe sytë tuaj të duken të fryrë. Në fakt, trupi ynë është krijuar që të ketë vetëm 1 lugë çaji sheqer në ditë.

2. Mos i anashkaloni ushtrimet para menstruacioneve.

Simptomat, të tilla si stomaku i fryrë, krahët dhe këmbët e fryra, janë të zakonshme për sindromën premenstruale. Ekspertët nuk rekomandojnë të anashkaloni ushtrimet para menstruacioneve. Duhet të bëni rregullisht, përveç rasteve kur nuk ndiheni mirë ose jeni të sëmurë.

3. Mos pini ujë të nxehtë.

Uji i ngrohtë përmirëson qarkullimin e gjakut dhe përshpejton tretjen. Zmadhon enët e gjakut dhe më shumë oksigjen arrin në të gjitha pjesët e trupit tuaj. Si rezultat, ju bëheni më pak të fryrë. Por mos pini ujë shumë të nxehtë. Ekspertët thonë se mund të ketë efekt të kundërt dhe të bëjë që kyçet tuaja të fryhen.

4. Pini ujë me limon për të reduktuar mundësinë e ënjtjes së këmbëve.

Limonët janë agjentë të fuqishëm anti-inflamatorë. Ato mund të ndihmojnë trupin tuaj të riparojë çdo ind të dëmtuar dhe të zvogëlojë ënjtjen. Ato janë veçanërisht të mira për sëmundjet inflamatore si artriti dhe në përgjithësi, janë një metodë shumë efektive për të luftuar ënjtjen. Mundohuni të pini ujë me limon çdo ditë dhe vazhdoni ta bëni atë në mënyrë sistematike.

5. Sigurohuni që të keni temperaturën e duhur në shtëpi.

Ekziston rreziku i ënjtjes për shkak të nxehtësisë dhe lagështisë. Sigurohuni që temperatura e shtëpisë tuaj të jetë në rregull dhe të mos dëmtojë trupin tuaj. Ënjtja ndodh kur furnizimi me gjak në lëkurë rritet dhe ju mund të ndiheni të dehidratuar dhe të fryrë në të njëjtën kohë.

6.Kontrolloni nëse thembra e këpucëve tuaj është e dizajnuar për të reduktuar ënjtjen.

Nëse vishni këpucë të sheshta që ofrojnë pak mbështetje për këmbët tuaj, atëherë mund të keni inflamacion të fascisë shputore. Ajo çon në ënjtje të këmbëve. Mos përdorni këpucë të sheshta dhe zgjidhni diçka që mbështet mirë thembrën tuaj.