MENU
klinika

Derbi shqiptarësh në Serie A

Strakosha shkakton penallti, Bajrami i shënon

06.01.2022 - 15:57

Nedim Bajrami shënon që në ndeshjen e parë të vitit për ekipin e tij Empoli. Mesfushori me tipare sulmuese u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, teksa i shënoi Strakoshës.

Goli i pestë sezonal për Bajramit, që tregon edhe njëherë tjetër se jo rastësisht mbetet i kërkuar nga ekipet e tjera të Serie A. Empoli aktualisht po fiton 1-2 në “Olimpico” ndaj Lazios.

Interesant është fakti se në fushë janë në total 4 shqiptarë, 2 për çdo skuadër. Strakosha dhe Hysaj te Lazio, ndërsa Ismajli dhe Bajrami nga Empoli. Penalltinë e shkaktoi pikërisht Strakosha.