MENU
klinika

“Është egoiste, Dagz-i si…”

Stresi bën deklaratat e forta për Einxhel!

23.01.2022 - 12:14

Reperi Stresi, i ftuar në një intervistë ka folur gjatë rreth mendimeve të tij mbi personazhe të “Big Brother VIP Albania”, si dhe për dinamika të ndryshme që kanë ndodhur brenda shtëpisë më të vëzhguar në Shqipëri.

Përveç lidhjes Donald-Beatrix, Stresi ka dhënë komentin e tij lidhur me Einxhelin, me të cilin reperi nuk ka marrëdhënie fort të mira.

Konkurrentja e “BB VIP” është një nga banoret më të komentuara së fundmi, sidomos për lidhjen e saj me Dj Dagz.

Përveç mendimit të tij për moderatoren duke thënë se nuk mund të quhet “VIP”, ai ka risjellë në vëmendje konfliktin që ata kanë patur me njeri-tjetrin, duke mohuar se i ka kërkuar falje.

“Egoiste shumë, naive shumë. Nuk është modeli për ta ndjekur. Ajo në “Big Brother” kishte deklaruar që e kanë sharë e më pas i kanë kërkuar falje. Jo vajzë e dashur. Nuk të kam kërkuar falje e as nuk të kërkoj falje.

Ajo nuk ka lidhje me fjalën VIP. Ka qenë gjithë jetën në disco darkave, puthu me njerin…”- ka thënë ai.

Ndërkohë, i pyetur për të dashurin e Einxhel, Dj Dagz, Stresi u shpreh se e shikon “si peshk”.

“I shkreti ai. Unë e shoh si peshk atë”