MENU
klinika

Ku do të luajë?

Sulmuesi i Kombëtares ndryshon sërish ekip

16.01.2022 - 21:30

Një nga sulmuesit e Kombëtares shqiptare nuk po gjen stabilitet kohët e fundit. Bekim Balaj ka mbyllur aventurën e tij në Rusi me Nizhny Novgorod. Lajmin e ka bërë publik vetë klubi në Instagram, ku citon gjithashtu citon dhe fjalët e sulmuesit.

“Isha i lumtur që u riktheva në Rusi, që të tentoja të fitoja kampionatin përsëri. Ne kemi një skuadër të mirë dhe kemi luftuar në çdo ndeshje. Por ky është futbolli…

Ndoshta është koha që të ndryshojë diçka. Dua t’i uroj fat shokëve të skuadrës dhe mbajeni ekipin në Premier League. Shpresoj që tifozët t’i mbështesin gjithmonë!”, shkruhej në postim. Balaj u transferua në fillim të këtij sezoni nga Sturm Graz dhe u aktivizua në 15 ndeshje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Specialja e “The Guardian”

Këtë javë vendoset e ardhmja e Brojës