MENU
klinika

NBA

Suns dhe Heat ruajnë kreun, Lakers humbin sërish

29.01.2022 - 12:13

Miami Heat qëndron në krye të renditjes në Konferencën e Lindjes pas fitores 121-114 ndaj Los Angeles Clippers, ndeshje me rivalitet dhe emocione. 6 lojtarë të Miami realizuan mbi 10 pikë, me Butler protagonist, autor i 26 pikëve, mbështetur edhe nga Vincent me 23 pikë.

Tjetër humbje për Los Angeles Lakers, që u mund 117-114 nga Charlotte Hornets, sfidë ku për kalifornianët munguan James dhe Davis. Për vendasit u dallua Bridges me 26 pikë.

Phoenix Suns dominon në Perëndim, duke fituar sot 134-124 ndaj Minnesota (Booker 29 pikë). Vijon momenti i mirë për Memphis, që fitoi sot 119-109 ndaj Utah Jazz, me Ja Morant sërish protagonist. Ai realizoi një “triple double” (30 pikë, 10 rebolund, 10 asist).

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN