MENU
klinika

NBA

Suns nuk i ndahen kreut, Lakers vijojnë me formën e mirë

05.01.2022 - 12:10

Vit i ri, rivaliteti vijon i njëjtë. Phoenix Suns nuk i ndahet Golden State në krye të Konferencës së Perëndimit, duke qenë vetëm një fitore larg. Suns fituan 123-110 në fushën e New Orleans Pelicans, sfidë ku u dallua Booker me 33 pikë.

Po në Perëndim vijon momenti i mirë për Los Angeles Lakers, që morën suksesin e tretë radhazi, duke mposhtur 122-114 Sacramento Kings. Tjetër ndeshje e mirë për LeBron James, autor i 31 pikëve, mbështetur edhe nga Monk me 24 pikë. Lakers tashmë janë vetëm një hap larg zonës së sigurtë të play-off.

Në Lindje, skuadra e Toronto Raptors fitoi bindshëm 129-104 ndaj San Antonio Spurs, ndeshje ku ra në sy paraqitja e VanVleet me 33 pikë. Suksesi i tretë radhazi për kanadezët, por që ende mbeten në vendin e tetë, duke humbur shumë nga shkëlqimi i sezoneve të fundit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN