MENU
klinika

NBA

Suns vijojnë marshimin, Bulls afrohen me kreun

25.01.2022 - 15:28

Phoenix Suns vijon të jetë skuadra më e mirë e NBA, duke fituar edhe ndaj Utah Jazz, me rezultatin 115-109. Ndeshje me rivalitet shumicën e kohës, ku për Phoenix u dallua i zakonshmi Kevin Booker me 33 pikë, mbështetur edhe nga Chris Paul me 27 pikë e 14 asiste.

Fitore në sekondat e fundit kori Cleveland Cavaliers, që mundi 95-93 Neë York Knicks, sfidë ku diferencën në parket e bëri Love, me 20 pikë e 11 rebound.

Chicago Bulls vijon të jetë në garë për kreun në Lindje, duke fituar 111-110 ndaj Oklahoma City Thunder. Tre lojtarë të Bulls realizuan mbi 20 pikë. Vucevic ishte më i miri me 26 pikë e 15 rebound, mbështetur edhe nga Dosunmu me 24 pikë e LaVine me 23 pikë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN