MENU
klinika

Sa ofron qeveria spanjolle?

Të rinjtë, jo më nën një çati me prindër!

21.01.2022 - 20:25

          Është një dukuri që nuk haset vetëm në Shqipëri. Në atë tradicionalen e dikurshme, apo në këtë modernen e sotme  – ku dihet, kushtet social-ekonomike janë në nivle që, vënë në kontesktin evropian, fare lehtë zhbëhen, janë inekzistente.

Ka shumë të rinj në Evropë, të cilët ende janë në strehën prindërore.

Por, qeveria spanjolle vjen me një ide praktike: 250 euro në muaj, për çdonjërin prej të rinjve që do të jetojnë vetëm.

Këtë mundësi, Spanja e mendon këtë pagesë për ata që kanë pak të ardhura dhe nuk shkëputen dot nga shtëpia e prindërve.

Ministrja e Strehimit, Raquel Sanchez, u shpreh në një konferencë për mediet, pas mbledhjes javore të kabinetit, se, duke filluar nga ky muaj, spanjollët nën moshën 35 vjeç dhe me të ardhura vjetore nën 24.318 euro mund të kërkojnë subvencionimin mujor, për të marrë një apartament me qira, për dy vjet.

Në të gjithë Evropën, Spanja është vendi me përqindjen më të lartë të të rinjve që jetojnë me prindrit. Numër ky, që lidhet me papunësinë. Reth 29 për qind e të rinjve nën moshën 25 vjeç, nuk janë në marrëdhënie pune.

Sipas qeverisë spanjolle, ky subvencion mund të ndikojë në rritjen e çmimit të qirave dhe sërish, do të jetë e vështirë për ta, që të jetojnë më vete.