MENU
klinika

Një milion milje larg Tokës

Teleskopi hapësinor ”James Webb” shënon histori, arrin ndalesën e fundit

26.01.2022 - 07:10

Teleskopi hapësinor më i madh dhe më i fuqishëm në botë më në fund ka arritur në destinacionin e tij përfundimtar një milion milje larg Tokës. Mediat e huaja bëjnë me dije se teleskopi hapësinor James Webb ka arritur në vendin e përcaktuar një muaj pasi u ngrit në një kërkim për të parë agimin e universit.

NASA ka bërë me dijes e operacioni ka shkuar siç duhet dhe teleskopi tashmë ndodhet i pozicionuar në vendin e përcaktuar.

“Ne jemi një hap më afër zbulimit të mistereve të universit, ku mezi presim që të shikojmë pamjet e para të reja të Ueb për universin këtë verë”, ka thënë administratori i NASA-s Bill Nelson.

Teleskopi do t’u mundësojë astronomëve që të shikojnë si asnjëherë më parë, ku do të shikojnë kohën kur yjet dhe galaktikat e para u formuan 13.7 miliardë vjet më parë. Kjo është vetëm 100 milionë vjet nga shpërthimi i madh, kur u krijua universi.

Përveç kryerjes së vëzhgimeve yjore, Webb do të skanojë atmosferat e botëve aliene për shenja të mundshme të jetës.e.su.