MENU
klinika

Delegatët e parlamentit të kohës

”Tirana është kryeqyteti i Shqipërisë”

31.01.2022 - 14:00

         Më 31 janar 1925, Tirana u bë kryeqytet i Shqipërisë, pasi Asambleja Kushtetuese votoi nenin 6 të kushtetutës: “Tirana është kryeqyteti i Shqipërisë.”

Që nga kjo datë kushtetutat janë ndërruar shumë herë, por ky nen ka mbetur i pandryshuar. Në fotografi, delegatët e parlamentit, të cilët, më 21 janar 1925 e shpallën republikën e parë shqiptare. Po ata, 10 ditë më vonë, shpallën Tiranën si kryeqytet të Shqipërisë.

Në librin ”Historia e Tiranës”, historiani – profesor dhe akademik – Kristo Frashëri, do të theksonte, mes të tjerash:

Monumenti më i mirë i Tiranës është kalaja që është shumë e vjetër dhe nga e cila tashmë ka mbetur një fragment, kanë mbetur vetëm pak mure, të cilat tregojnë lashtësinë. Kalaja në të vërtetë ka dy shtresa ndërtimesh, shtresa e nëndheshme, që është e kohës antike dhe shtresa e sipërfaqes, që është rindërtuar në shekullin XV. Pastaj ka edhe monumente të tjera që janë xhamia e Ethem Beut dhe Sahati. Është edhe një monument kulture, që nga ana artistike ka një vlerë të veçantë. Është një arkitekturë e një stili, s’mund të them xhami, por respekton regullat e xhamisë islamike, por ka paraqitje të veçantë, nuk është si xhamitë e Turqisë, Arabisë, Afrikës. Veçoria e saj qëndron në atë që është një xhami me arkada, që janë të stilit të vjetër klasik. Kapitelet e saj nuk janë arabike, janë shqiptare, ajo strehëza është tiranase, streha është një metër e ca, dhe në Tiranë shtëpitë bëheshin me qerpiç. Ka minaren që është e hollë, një gjë elegante, si një nuse e re, ato minaret e kohës arabe janë të trasha, janë të gjera. Sahati është një gjë e veçantë. Forma e tij ka ndryshuar tani, nuk ka qenë e tillë. Ata që e kanë bërë, kanë kopjuar atë kullën e Venedikut, gjë që tregonte se në Tiranën e asaj kohe frynte pak erë Perëndimi. Janë urat, Ura e Tabakëve, e cila ka qenë më e bukur, ajo ka qenë me arkada që vinin të gjitha në harmoni, duke u zvogëluar e duke u zvogëluar. Disa shtëpi të vjetra, që flasin për kalimin nga koha e mesjetës në kohën e re, kur filluan të bënin penxhere të mëdha, jo më me ato frëngjitë e ngushta. Shtëpi më të hapura që buzëqeshin. Ka disa shtëpi të tilla në Tiranë, të cilat, për fat të keq po prishen.

Tirana ka pasur shumë arkitektë, por kur u vendos përfundimisht që të bëhet kryeqytet, më 1925, u bisedua edhe se ç’do të ishte Tirana e së ardhmes. Parashikohej që qyteti të zgjerohej dhe lidhur me këtë u shfaqën mendime të ndryshme. I pari qe inxhinieri Reshat Frashëri, i cili mendonte se Tirana duhet të zgjerohej sipër kodrave, ku sot ndodhet Kinostudioja. Tirana ka qenë shumë e lagësht, dhe kur Lana ishte kufi, nuk kishte asnjë ndërtesë në krahun e majtë të Lanës. Ideja e tij nuk u pranua, sepse tokat që kanë qenë të Esat Pashë Toptanit u shtetëzuan dhe u shitën me çmim të lirë. Tirana mori orientimin drejt jugut. Por për Tiranën kanë punuar shumë inxhinierë të tjerë.

Ato janë shumë. Por unë mund të përmend dy nga më të mëdhatë që janë të shekullit XIX dhe më e rëndësishmja ka qenë ajo që u bë më 1944, për çlirimin e Tiranës.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit