MENU
klinika

Nafta shumë e shtrenjtë

Toka në Shqipëri punohet si në mesjetë

19.01.2022 - 14:25

Në shekullin e 21, Ndue Fuga përdor gomarin për të punuar tokën. Ai nuk ka mundësi të përdorë traktorin, sepse nafta është e shtrenjtë.

Një litër naftë kushton rreth 180 lekë.

Ndue Fuga ka 1.5 hektarë tokë në Fishtë, fshat që ndodhet 85 kilometra në veriperëndim të Tiranës.


Pavarësisht se bujqësia është burimi i vetëm i të ardhurave për Nduen, nuk i siguron para të mjaftueshme për të jetuar.

“Këto vite kemi punuar me shumë vështirësi. Nuk përballohet në asnjë mënyrë”, u shpreh Fuga.

“Ne punojmë me gomarin në mënyrë që të kemi diçka për të ngrënë. Kjo për shkak se nuk e përballojmë dot naftën. Njerëzit po jetojnë në demokraci prej 30 vitesh, por nuk ka pasur ndonjë ndryshim domethënëse në standardet e jetesës,” ankohet Fuga.

Pesë fëmijët e Ndues kanë emigruar në Evropë dhe nuk e kanë menduar kurrë të kthehen për të punuar në tokën e tyre. Ndue dhe gruaja e tij marrin një pension mujor prej 10 mijë lekësh, por nuk mjafton për të paguar gjithçka që u nevojitet./ Euronews