MENU
klinika

Fier

Vdekja e 3-vjeçarit, arrestohet edukatorja

08.01.2022 - 10:46

Një ditë pas vdekjes së 3-vjeçarit në kopshtin privat në Fier, është arrestuar edukatorja. Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për 27-vjeçaren Redina Binjaku.

Edukatorja akuzohet për shkelje e rregullave te mbrojtjes ne pune.

NJOFTIMI I POLICISE
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, arrestuan shtetasen R. B., 27 vjeçe, banuese në Fier, pasi në kopshtin privat ku punon si edukatore, ka humbur jetën aksidentalisht fëmija i mitur 3 vjeç, i cili duhej të ishte nën mbikqyrjen e kësaj shtetaseje.