MENU
klinika

Kryebashkiaku i Tiranës sulmon FSHF-në

Veliaj: Burg për falsifikatorët e futbollit, dy kallëzime

24.01.2022 - 21:03

Pas zgjedhjeve në Shoqatën Rajonale të Futbollit në Tiranë, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, bëri një mbledhje urgjente me pjesatër të Shoqatave Sportive të Tiranës, ku ka lëshuar lumë me akuza në drejtim të FSHF-së.

Veliaj tha se do të depozitohen dy kallëzime, një për sekretarin e Përgjithshëm të FSHF-së dhe një për sekretarin e shoqatës. Ai tha se kjo çështje nuk mund të lihet me kaq, pasi sipas tij, do të shkojnë në burg të gjithë ata që kanë bërë falsifikime.

“Ku isha unë? Ku erdhën këta alienë. Nesër do të bëjmë dy kallëzime, për sekretarin e përgjithshëm të FSHF dhe sekretarin e përgjithshëm të Shoqatës. Do i bashkohet vandakut të madh që ka kapur prokuroria.

Sot të gjithë zgjedhin zgjedhësit, ndërsa këta zgjedhin zgjedhësit dhe i vënë si bikerina te vezët. Ky është falsifikim. Do të shkojnë në burg! Është e pafalshme! Do shkojnë në burg. Kjo është kriminale. Disa njerëz do bëjnë burg për këtë çështje. Kjo është arsyeja që jemi mbledhur sot. Shoh që kemi më shumë se 20 shoqata prezentë.

Meqë kishte shumë nga ata që u skandalizuan me atë që u thanë një grup çunash duket qartë që ai nuk loz futboll, dhe kërkoj ndjesë për këdo që është ofenduar, por nuk i heq asnjë presje çfarë do gjëje që kam thënë. Unë flas më rëndë ndaj padrejtësive në TV sesa në një muhabet shokësh.

Shiten dhe blihen interesat dhe idealet e atyre që bëjnë punën me djersë. Sot për të gjithë ata që ulërasin për përfshirjen e politikës, këtu jam si aksioner. Nuk mund të ecë përpara çdo fushë dhe kjo të jetë një gropë e zezë. Kjo asamble thirret nga ata që kanë emrat në gjykatë.

Dua në finale tju ftoj që kështu të bashkuar siç jemi sot, teksa po kthehet vëmendja në shpartallimin e kësaj bande mafioze. Këta kanë problem kur dikush thotë të vërtetën. Vetë për të shpifur e bëjnë përditë këta. Institucionet janë të vonuara, 20 vjet me vonesë.”

“Unë erdha në 2002 kur Duka e mori mandatin për herë të parë. Ndërrova 6 punë, më dolën thinjat dhe ky do mandatin e gjashtë. E gjithë FSHF është kthyer në një agjenci sigurimsash dhe jo si do lozin futboll. Sot është vetëm fillimi, ne do marrim vendimet sot. Do ja paraqesim vendimet gjykatë” – tha Veliaj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Shpërdorim detyre dhe vjedhje”

Prokuroria e Tiranës nis hetimet për Armand Dukën