MENU
klinika

“Vettingu vazhdon, por llumi nuk mbaron”

“Veproni! Gërdeci dhe 21 janari dy vrasje shtetërore”

21.01.2022 - 14:55

Në një bashkëbisedim me qytetarët në lidhje me ngjarjen e rëndë të 21 Janarit, kryeminsitri Edi Rama ka dalë në një lidhje LIVE në Facebook ku ka folur për sistemin e drejtësisë dhe 21 janarin.

Ai i cilësoi 21 janarin dhe Gërdecin si dy tragjedi shtetërore, që duhen hetuar, por e gjitha do kohën e saj. Kryeministri shtoi se hetimet për Gërdecin po vijojnë, ndërsa shtoi se shpreson se një gjë e tillë të bëhet edhe për 21 janarin.

Kreu i qeverisë theksoi më tej se Reforma në Drejtësi është ende në proces e sipër dhe në hapat e parë dhe për të parë rezultate më të mëdha duhet ende kohë.

“Reforma në Drejtësi ka kaluar në parlament para disa vitesh. Durimi është një mall i rrallë në këtë vend sepse njerëzit kanë pritur shumë. Unë kur kam pak kohë, sidomos kur jam në makinë, si askush më parë unë i mirëpres të gjithë. E bëj këtë sepse kam respekt të madh për ata që më kanë sjellë këtu dhe më kanë bërë nderin më të madh për të drejtuar vendim tim. Ftoj këdo, njerëz që do i shërbej me respekt, në radhë të parë duke i dëgjuar. Mos më kërkoni llogari apo të pamundurën dhe funksionimin e drejtësisë ku ende nuk është tharë vula e reformës. Ndërkohë që flasim nuk është se s’ka ndodhur asgjë. Po ndodh diçka që nuk mendohej më para.

Po pastrohet llumi në sistemin e drejtësisë. Ai llum, që kanë shitur e blerë të drejtën sipas qejfit. Vettingu vazhdon, llumi nuk mbaron. Ka prej tyre se ku vjen dita e Vettingut ikin vetë, nuk paraqiten fare sepse kanë mbaruar pazaret. E gjitha kjo neveri duhet duruar, duke shtrënguar dhëmbët e vazhduar punën me durim. Nuk jemi në vitin 1945. E them shpesh këtë, sepse ka ende dhe sot akoma njerëz që ma kërkojnë mua, qeverisë, ia kërkojnë pushtetit politik e legjislativ që të bëj gjyqe, hetime e arrestime. Si mund të ndodhë kjo? Vetëm duke e kthyer kohën prapa duke shkuar në vitin 1945. Ose në kohën që pushkatimet, dënimet, i bënte partia në pushtet. Ky është proces. Ne kemi vendosur gurin e themelit para 5 vitesh. Çfarë janë 5 vite në historinë e një vendi? Në historinë e atyre vendeve që ne i referohemi për drejtësisë hetimet e para jepeshin den baba den në kohën që ne nuk ishim shtet, ishim provincë në Perandorinë turke. Pse po i them këto? I them sepse sot është një ditë më e mirë se sa një vit më parë. Sot nuk jemi në kushtet ku ishim të etur për të parë drejtësinë që të niste të funksiononte. Fola për vettingun, por sot është rihapur Gërdeci. Një nga dy kapakët e rëndë të dy vrasjeve shtetërore. Lere se ca thotë njëri e tjetri.

Dy vrasje shtetërore, që ndodhën për shkak të krimit shtetëror. Është rihapur ai Gërdeci që iu vendos një kapak. Është rihapur dhe sot po hetohet e po bëhet nga SPAK-u. SPAK-u nuk është FBI apo strukturë e ngjashme në vende ku këto struktura funskionojnë që prej kohësh kur ne që po flasim këtu s’kishim nisur. Është një foshnje që ka nisur të belbëzoje. Kjo është rruga dhe jam i bindur që fjala drejtësia vonon, por nuk harron, ka kuptim të qartë. Duan apo nuk duan, nuk ka mundësi tjetër apo rrugë. Do të doja që Reforma në Drejtësi të ecte shumë më shpejt, po realisht a mund të ecte? Nuk e di, sepse është një proces. Shumë i ngjashëm me rritjen e një fëmije”, tha Rama.

Dosja “5D”/ Mariglen Qato edhe Redi Molla i dhanë 11 tendera kompanisë së vet!

Si ranë në pranga 9 ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës dhe biznesmenë

Me firmën e tij ‘avulluan’ 140 milionë lekë në Fier!

Vetting/ ‘Dora e zezë’ e Ceno Klosit edhe tek Inceneratorët!