MENU
klinika

Formula 1

Verstappenit vetëm avioni i kushtoi 13 milionë euro

06.01.2022 - 19:03

Max Verstappen po shijon pushimet e merituara pas triumfit në Formula 1. Ku i dihet nëse kampioni i Red Bull, gjatë pushimeve, do të ketë lëvizur nëpër botë me avionin e tij privat që e shoqëron nga fundi i 2020-ës nga një Çmim i Madh te tjetri.

Holandezi e ka blerë në vitin 2020 nga themeluesi i Virgin Group. Bëhet fjalë për një mjet super luksoz me vlerë 13 milionë euro, me ndenjëse dhe divane në lëkurë dhe çdo aksesor tjetër për ta bërë udhëtimin sa më të pëlqyeshëm.

Quhet Falcon 900-EX dhe është ndërtuar nga kompania franceze Dassault. Pavarësisht se është një prodhim francez, Verstappen e ka dekoruar me ngjyrat e Holandës së tij.