MENU
klinika

Sulmuesi serb menjëherë në podium

Vlahovic te Juve, e treta blerje më e shtrenjtë në janar

25.01.2022 - 18:00

Transferimi gjithmonë dhe më i mundshëm i Dusan Vlahovic nga Fiorentina te Juventus për 75 milionë euro (70 + 5 si bonus) ngjitet menjëherë në podiumin e operacioneve më të kushtueshme të të gjithë kohërave në merkaton e dimrit.

Operacioni Vlahovic, nëse do të realizohet, pozicionohet në vendin e tretë, vetëm mbrapa Coutinho-s dhe Van Dijk: të dy të realizuar në janarin e 2018-ës, me brazilianin që është transferuar nga Liverpool te Barcelona për 135 milionë euro, ndërsa holandezi ka shkuar nga Southampton te Liverpool për 84.6 milionë euro.

Mbrapa krahëve të Vlahovic kemi Laporte, i cili është transferuar te Manchester City për 65 milionë euro dhe Pulisic te Chelsea për 64 milionë euro.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN