MENU
klinika

Erdogan: Do vazhdojmë përpjekjet për të ulur tensionet

Vuçiç: Të angazhuar për shkuar përpara!

19.01.2022 - 11:54

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, zhvilloi një vizitë zyrtare më Turqi ku u prit nga homologu i tij Rexhep Tajip Erdogan.

Vuçiç u shpreh se Turqia dhe Serbia do të rrisin bashkëpunimin mes vendeve, duke shtuar se paqja dhe stabiliteti nuk ka çmim dhe se vendet janë të angazhuara për të ecur përpara dhe jo për të mbetur pas në të kaluarën.

Gjithashtu Vuçiç u shpreh besimplotë se në muajt në vijim do të ketë mundësinë të presë presidentit turk në Serbi.

Nga ana e tij Erdogan vlerësoi bashkëpunimin me Serbinë, ndërsa ka theksuar se pavarësisht pandemisë COVID, vendet nuk kanë ndalur bashkëpunimin, duke arritur rekorde në sektorin tregtar.

Më tej Erdogan tha se Turqia është e gatshme të bashkëpunojë për të ulur tensionet në Ballkan.

‘Pavarësisht efekteve negative të epidemisë së koronavirusit, bashkëpunimi tregtar me Serbinë vazhdon të thyejë rekorde. Sot, më shumë se 1300 kompani turke operojnë në Serbi dhe ofrojnë punësim për rreth 8 mijë persona. Vlera e investimeve tona u rrit nga 1 milion dollarë në 250 milion dollarë në 10 vjet. Kontraktorët tanë kanë nënshkruar 45 projekte me vlerë 823 milionë dollarë deri tani. TIKA deri më tani ka realizuar 323 projekte dhe aktivitete në Serbi, ndërsa Instituti Junus Emre në Beograd u ka dhënë kurse në gjuhën turke për rreth 2500 njerëz. Përveç bashkëpunimit tonë tregtar, njerëzor dhe kulturor, gjejmë edhe mbështetjen që Serbia i jep sovranitetit dhe integritetit tokësor të Bosnje dhe Hercegovinës është shumë e rëndësishme në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit të rajonit tonë. Është e qartë se bashkësia ndërkombëtare duhet të veprojë së bashku për të kapërcyer krizën në Bosnje dhe Hercegovinë. Si Turqi, ne do të vazhdojmë të bëjmë çmos për të ulur tensionin në Ballkan, ka thënë më tej presidenti turk.