MENU
klinika

NBA

Warriors mposhten sërish, Suns marrin kreun

07.01.2022 - 12:43

Përfundon magjia e Golden State në NBA. Humbja e dytë radhazi për Warriors, që u mundën 101-96 nga Neë Orleans Pelicans. Humbje që ka zbritur ekipin e Warriors në vendin e dytë në Konferencën e Perëndimit. Mungesa e Curry u ndje te miqtë, ndërsa për Pelicans u dallua Ingram me 32 pikë.

Nga kjo humbje përfitoi Phoenix Suns, që mundi 106-89 Los Angeles Clippers, duke marrë kryesimin në Perëndim. Chris Paul realizoi një “triple double”, 14 pikë, 13 rebound e 10 asist për Suns, ndërsa shënuesi më i mirë ishte Johnson me 24 pikë.

Në Lindje, New York Knicks fituan me 3 pikë diferencë 108-105 ndaj Boston Celtics, sfidë ku spikati Fournier me plot 41 pikë, duke i bërë të pavlefshme 36 pikët e Tatum për miqtë.

Pikërisht kjo fitore ndryshon edhe pozicionet në renditje, Knicks në vendin e 10-të dhe Celtics në të 11-n. Ndërsa Memphis Grizlies mori fitoren e shtatë radhazi, duke mundur 118-88 Detroit Pistons (Morant 22 pikë).

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN