MENU
klinika

Deputetët më pak të kuotuar, nga Berisha te Rrahman Rraja

Zhvilloi Foltoret dhe mungoi në Parlament, ish-kryeministri në fund të listës

27.01.2022 - 11:45

Instituti i Studimeve Politike nuk ka monitoruar vetëm deputetët më aktivë në jetën parlamentare, por edhe ata më pak aktivë.

parlament-deputetet me pak te kuotuar berisha mara celaDuke bërë një skemë pikëzimi siç është shpjeguar më poshtë, ISP-ja në raportin e tij rendit të fundit si deputetin më pak të kuotuar, ligjvënësin e LSI-së, Agron Çela. Ai është vlerësuar vetëm me 5 pikë nga 100 që është maksimalja.

Ndonëse në vlerësimin e jetës parlamentare, Çela rezulton më pak i votuari, në zonën e tij elektorale ai ka rezultuar i preferuar nga qytetarët. Ai u zgjodh deputet në qarkun e Shkodrës me logon e LSI-së, duke marrë edhe një numër të konsiderueshëm votash personale.

Vlerësim të ulët historik këtë herë ka edhe ishKryeministri Sali Berisha. Sipas kritereve të ISP-së, Berisha ka marrë vetëm 10 pikë nga 100 të mundshmet. Vlen për t’u përmendur se gjatë periudhës shtator-dhjetor, Berisha nisi turin e tij të takimeve të quajtur “Foltorja” me mbështetësit e tij pasi u pezullua nga Grupi Parlamentar i PD-së si masë pas shpalljes nga SHBA-ja si “non grata”. Berisha hyri në Parlament vetëm në seancën e parë të 10 shtatorit dhe më pas nuk mori pjesë as në seancat plenare dhe as në komisionet parlamentare. Në listën e deputetëve me treguesit më minimalë të angazhimit dhe të efikasitetit në sesionin e parë parlamentar të legjislaturës së re, bëjnë pjesë emra të njohur edhe më parë për renditje të tillë, kryesisht prurje nga biznesi dhe zona bastion, ku mandatet fitohen edhe përmes kontestimeve dhe akuzave të ndryshme.

VLERËSIMI

Në listën e më pak të kuotuarve është edhe ish-nënkryetari i PD-së, Edi Paloka. Ky i fundit ka qenë i tërhequr edhe në debatin e brendshëm të PD-së. Ndonëse i pozicionuar në krah të Berishës, Paloka në disa postime në rrjete sociale ka adresuar mesazhe për zgjidhjen e krizës brenda PD-së. Ndërsa në Parlament ka pasur një angazhim të ulët. Deputeti i Partisë Socialiste, Rrahman Rrahja, po ashtu është një ndër ligjvënësit që u ndihet zëri rrallë në Parlament. Emri dhe mbiemri i tij dëgjohet më së shumti në lajmet e kronikës së zezë ku shpeshherë janë përfshirë të afërm të fisit të tij. Ndërkohë, nuk angazhohet në diskutimet për projektligjet dhe po ashtu nuk mban fjalime në Parlament për të mbrojtur të drejtat e votuesve të tij. Edhe deputetët e rinj të PS-së janë kuotuar pak sipas skemës së ISP-së. Ata marrin pjesë në mbledhjet e komisioneve, por janë pak ose aspak aktiv në diskutime. Në mesin e deputetëve më pak efikas qëndron edhe një deputet i vjetër i PS-së, Paulin Stërkaj. Ndonëse prej disa vitesh në Parlament si ligjvënës, Stërkaj është pak i interesuar për të diskutuar për projektligje apo problematika të ndryshme që vështirësojnë jetën e votuesve të tij. Njësoj si edhe në mandatin e kaluar për aq pak sa qëndroi në Parlament, edhe në këtë legjislaturë deri më tani është vërejtur një angazhim shumë i ulët i pretendentit për kryetar të PD-së, Agron Shehaj. Sipas studimit të ISP-së, Agron Shehaj ka marrë vetëm 21 pikë vlerësim nga 100 që mundet.

DEPUTETËT ME MË SHUMË FJALIME

Renditja e deputetëve me më shumë fjalime gjatë sesionit të fundit parlamentar tregon se disa prej tyre përbëjnë figurat më të rëndësishme parlamentare, përfshirë Kryeministrin Rama, kryetarin e PD-së Basha, etj. Petrit Vasili (LSI) ka numrin më të madh të fjalimeve, 13 fjalime në 16 seanca. Jorida Tabaku (PD) dhe Taulant Balla (PS) kanë të njëjtin numër fjalimesh, 12, me dallimin se Balla ka folur së paku 6 herë në emër të grupit, ndaj 2 rasteve të Tabakut. Katër deputetë, përfshirë socialisti Braçe dhe demokratët Basha, Sula e Agalliu kanë të regjistruar nga 10 fjalime, Antoneta Dhima (PS) ka 9 fjalime, ndërkohë që pesë deputetë të tjerë, përfshirë Kryeministri Rama, kanë nga 8 fjalime.

Fjalimet dhe angazhimi në komisione, elementet më të vlerësuara

Instituti i Studimeve Politike ka paraqitur edhe metodikën e vlerësimit të deputetëve. Në kriteret e vlerësimit përfshihen kontributet e deputetëve në inicimin e ligjeve të reja, të nismave të ndryshme. Këto dy elementë vlerësohen me nga 10 pikë në tërësinë e elementëve.

Vëmendje më të madhe dhe më të vlerësuar ka angazhimi i deputetëve në komisionet parlamentare dhe fjalimet në Parlament. Për secilin nga këto dy kategori, pikët maksimale për një deputet janë 20 pikë për secilën. Edhe angazhimi i tyre publik e mediatik ka pasur një element vlerësimi. Kriter vlerësimi negativ ishin rastet e përfshirjes së deputetëve në incidente ose akte që cenojnë standardet etike të Kuvendit.

Bazuar në këto kritere dhe duke u dhënë përparësi vlerësimit pozitiv (nisma ligjore me 10 pikë, amendimet ligjore dhe propozime politike në seancë ose në komision me 10 pikë, interpelancat dhe pyetjet në seancë me 10 pikë, votimi i ligjeve dhe akteve në seancë me 10 pikë, pyetje ose kërkesa për informacion adresuar institucioneve me 10 pikë, aktiviteti në zonën elektorale dhe veprimtaria në publik me 10 pikë, fjalime dhe angazhime në seancat plenare me 20 pikë (ku bëhet dallim midis nismave si individ dhe fjalimeve në emër të grupit) si dhe angazhimi në formë pjesëmarrjeje dhe diskutimesh në komisionet parlamentare me 20 pikë.

Në total janë 100 pikë, por edhe duke bërë vlerësimin zbritës negativ, (përjashtim nga seancat ose komisionet, nga 5 në 10 pikë në varësi nga niveli i masës penalizuese, heqje imuniteti apo hetime zyrtare nga -20 pikë, si dhe heqje mandati -50 pikë