MENU
klinika

Escobar flet nga Kosova: Mbështesim fuqishëm pavarësinë e vendit

A do të përcaktojë SHBA një marrëveshje Prishtinë-Beograd

02.02.2022 - 11:04

Përfaqësues special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një konferencë për mediat të mbajtur sot tha se Uashingtoni mbështet fuqishëm pavarësinë, sovranitetin e integritetin territorial të Kosovës.

Zyrtari i lartë u shpreh optimistë për një marrëveshje Prishtinë-Beograd, ndërsa u shpreh se dy vendet duhet të lënë pas të shkuarën. Përfaqësuesi i Posaçëm i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor ka thënë se duhet të gjendet një modalitet për të arritur një marrëveshje.

Sipas tij, nuk është qëllimi i SHBA-së që të zgjedh ndonjë model të marrëveshjes për të dyja vendet.

“Mendoj se në këtë rol si përfaqësues special është me rëndësi të bëjë vizitën e parë në Kosovë me të për të treguar unitet, përkushtimin ndaj dialogut, ndaj një të ardhme në të ndritshme si për Serbinë e Kosovën. Jemi takuar me udhëheqësit gjatë vizitës, kemi pasur takime shumë produktive. Në fund të këtij procesi shpresojmë se rezultat do të jetë një zgjidhje që do të jetë e mirë për të dyja. Kam besim se mënyra se si gjërat më duken e përkushtimi i partnerëve tanë bashkë me mbështetjen e amerikanëve këtë proces do të arrijmë”, ka thënë ai.

Miroslav Lajçak u shpreh se BE dhe SHBA kanë bashkëpunim të ngushtë dhe kjo vizitë e përbashkët është dëshmi e kësaj.

“Ne e shohim dialogun si prioritet kyç në Ballkanin Perëndimor dhe besojmë që normalizimi i marrëdhënieve jo vetëm që do të zgjidh çështjet e pazgjidhura, por do të kontribuojë në stabilitetin në rajon por do të sjellë përfitime për qytetarët. Do të krijojë vende punë, do ta zhvillojë ekonominë. Dy ditët e kaluara kanë qenë shumë produktive. E kemi bërë të qartë se ne e respektojmë parimet e Kosovës në dialog. Ne po ashtu kemi thënë se ne kemi pritur progres më të shpejtë në dialog vitin e kaluar por shpresojmë që të jetë kështu këtë vit”, ka thënë ai.