MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

A mund të pi alkool para gjumit?

02.02.2022 - 11:38

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: A mund të pi alkool para gjumit?

Mjeku: Mundohuni të mos pini alkool (apo edhe duhan) së paku 2 orë para se të flini. Shumë njerëz mendojnë se një gotë para gjumit të ndihmon të flesh mirë. Është e vërtetë që 1 ose 2 pije gjatë darkës/natës mund t’ju bëjnë të ndiheni më të relaksuar pas darke, por disa orë më vonë ju pengojnë arritjen e një gjumi të thellë. Alkooli bëhet 2 herë shkak për prishje gjumi sepse ju bën të çoheni natën për të urinuar dhe kjo gjë ju zgjon.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.