MENU
klinika

Ndërhyrja e trupave ruse

“Të mos preket në asnjë mënyrë Çernobili”

24.02.2022 - 23:08

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) ka bërë thirrje për “përmbajtje maksimale” për të mbrojtur objektet bërthamore në Ukrainë. Ajo ka reaguar pas lajmeve rreth Çernobilit, i cili u mor nga forcat ruse. Organizata globale, e cila promovon përdorimin paqësor të energjisë bërthamore, thotë se po e ndjek situatën në Ukrainë me “shqetësim të madh”.

IAEA thotë se është informuar nga homologu i saj ukrainas se forcat ruse kanë marrë kontrollin e ish-objektit bërthamor. Ndërsa deri më tani nuk janë raportuar viktima apo shkatërrime.

Drejtori i përgjithshëm Mariano Grossi thotë se është me “rëndësi jetike” që objektet bërthamore në zonën e izoluar të Çernobilit “të mos preken në asnjë mënyrë”, transmeton BBC.

Çernobili është i vendosur në veri të Kievit pranë kufirit me Bjellorusinë. Aty ndodhi edhe shpërthimi bërthamor më shkatërrues në histori, ai i vitit 1986, kur shpërtheu një nga katër reaktorët e tij.

Reaktori i dëmtuar tani është izoluar në një “strukturë” prej çeliku dhe sipërfaqja prej më shumë se 4 mijë kilometra katrorë rreth objektit është braktisur.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN