MENU
klinika

Detajet e para nga policia

Aksident i trefishtë në Elbasan, plagosen dy shtetase

18.02.2022 - 14:48

Rreth orës 12:30, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, janë përfshirë në aksident automjeti tip “Volvo” me drejtues shtetasin R. Q., me automjetin tip “Benz” me drejtuese shtetasen V. S. dhe automjetin tip “Toyota” me drejtues shtetasin A. Zh.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasja V. S., drejtuesja e mjetit tip “Benz” dhe shtetasja N. Zh., pasagjere në automjetin tip “Toyota“, të cilat ndodhet në Spitalin Rajonal Elbasan, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.